HomeSociale

Anulohen tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve

Janë anuluar tenderat për rindërtimin e 8 shkollave dhe 2 kopshteve në Tiranë, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas dokumentit zyrtar, shkak i anulimit është bërë mosplotësimi i kritereve dhe mungesës së dokumentacionit nga ana e kompanive ofertuese.

Tenderat e anuluar janë ato për rindërtimn e shkollave 9-vjeçare “Hasan Vogli”, “Mangull”, “Pezë e Vogël”, “Qazim Turdiu”, “Murat Toptani” dhe “17-Shkurti”. Është anuluar tenderi për ndërtimin e shkollës cikli i ulët “Pajan”, shkollës së mesme “Sami Frashëri” dhe dy kopshteve “Fikas” dhe “Gurrë”.

Fondi limit për rindërtimin e godinave është rreth 14.3 milionë lekë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME