HomeShowbiz

Anwar publikon foton në Instagram, Dua Lipa lë komentin epik

Prej disa javësh në media po përflitet për lidhjen e re të Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Dua dhe Anwar janë fotografuar shpesh në momente intime me njëri-tjetrin dhe dashurinë nuk kanë ngurruar ta shprehin edhe në rrjete sociale.

Në një foto të 20-vjeçarit të publikuar në profilin e tij në Instagram, Dua s’e ka përmbajtur dot veten kur e ka parë dhe i ka lënë një koment publik.

Këngëtarja i bën emojin e një sushi dhe sy të dëshpëruar për ta ngrënë. Epo, nuk i vëmë aspak faj, sepse Anwar duket shumë simpatik në foton e fundit.


TË NGJASHME