HomeShowbiz

Anxhela Peristeri dasmë së shpejti me këngëtarin e njohur?

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku pak ditë pasi publikuan projektin e tyre, të titulluar “Muza ime”, u përfolën për një marrëdhënie më shumë sesa shoqërore mes tyre. Afrimiteti në klip bëri që të përfliten për një histori dashurie.

E ftuar në emisionin “Thumb” dy moderatoret e kanë pyetur këngëtaren lidhur me ndryshimet që po bën në trup, nëse kanë këto lidhje me dasmën e saj. Anxhela pohoi se prandaj po i bën këto ndryshime, sepse do të martohet.

“Pra së shpejti do të kemi dasmën e Anxhela Peristerit”, ka thënë Aulona.

“Prandaj i them të gjitha këto që të mbuloj lidhjen me Mateusin”, ka thënë këngëtarja, duke i bërë lëmsh të gjithë me këtë deklaratë.
Këtë do ta mësojmë ditën e nesërme kur të ndjekim intervistën e plotë të këngëtares.


TË NGJASHME