HomeShowbiz

Anxhela Peristeri merr live surprizën që nuk e priste

Anxhela Peristeri është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar e sidomos mbi jetën e saj private.

Ditën e djeshme ajo performoi këngën e saj konkuruese tek “Kënga Magjike” e titulluar “Dikush i imi”.

Pak përpara performancës në “E diela shqiptare”, Anxhela mori një surprizë të veçantë, një buqetë me trëndafila të kuq dhe një pusullë ku shkruhej:

“Po të duash, sot mund ta deklarosh”.

Edhe pse Arditi e pyeti disa herë për identitetin e dërguesit, ajo nuk e zbuloi.

“Unë e njoh, shkoni shumë si çift”, shprehet Arditi duke ngacmuar Anxhelën.

“Këto që tha Arditi nuk janë të vërteta, unë jam single”, u përgjigj artistja duke u munduar kështu të mbajë marrëdhënien e saj jashtë vëmendjes së medias.

Kujtojmë se Peristeri e ftuar muajin e kaluar tek “Rudina” pranoi se ishte në një lidhje dhe se kishin në plan bashkëjetesën, e duket se këto janë përpjekjet e saj për ta mbajtur atë sa më private.


TË NGJASHME