HomeShowbiz

Anxhelina feston ditëlindjen, Beatrix e surprizon me urimin e veçantë

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, feston sot ditën e lindjes. Mes shumë urimesh, vëmendjen e ka marrë ai i kushërirës së saj, Beatrix Ramosaj.

Ajo i ka shkruar fjalët më të veçanta, duke i treguar rëndësinë që ka për të. “Gëzuar ditëlindjen engjëll me zemrën më të pastër. Ti meriton gjithçka”, shkruan ajo.

“Zemra dhe energjia më e pastër që mund të kesh përreth. Të dua Xhina. Jam shumë falenderuese për prezencën tënde në jetën time. Të dua me gjithë zemër”, shton Trixa. Ramosaj vazhdon edhe më tej duke zbuluar edhe njëherë raportin perfekt që ajo dhe Anxhelina kanë me njëra-tjetrën.

Image



TË NGJASHME