HomeShowbiz

Apel për ndihmë edhe Rita Ora në mbështetje të Australisë

Edhe Rita Ora është solidarizuar me popullin e Australisë.

Australia po përballet me një situatë të rëndë për shkak të vatrave të zjarrit që po shkaktojnë viktima e dëme të mëdha materiale.

Në ndihmë kanë dalë edhe shumë fytyra publike nga e gjithë bota, përfshirë këngëtarë e aktorë.

Mes tyre edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila ka bërë thirrje që të ndihmohet Australia në luftën kundër zjarreve.

“Zjarret në Australi janë kaq shkatërruese, saqë është e pamundur për ne t’i injorojmë. Ne duhet të ndihmojmë tani. Drejtohuni tek storiet e mia dhe shkoni për të dhuruar për Kryqin e Kuq Australian, Shoqatën e Shën Vincent de Paul, Fondin Botëror të Botës së Kafshëve, dhe një Fund Go Me për të prekurit. Të gjithë këta njerëz janë duke bërë punë të mahnitshme. Ju lutemi dhuroni aty ku mundeni”, ka shkruar Rita.

Image

Ndërsa, emra të njohur dhuruan shuma të mëdha për këtë vend.


TË NGJASHME