HomePolitikë

Apeli i fortë i Metës dhe kërkesa për falje

Presidenti Ilir Meta u është drejtuar sot me një apel të fortë gjithë shqiptarëve e padyshim edhe klasës politike në vend.

Gjatë fjalës së mbajtur në Ditën e Ashures, Meta ka bërë thirrje për reflektim, përkushtim dhe më shumë mirëkuptim.

“Na duhet më shumë patriotizëm, përkushtim, humanizëm, bujari, përkushtim, më shumë mirëkuptim, shpresë dhe përkujdesje, solidaritet. Në mënyrë të vecantë ndaj jetimëve, familjeve në nevojë, të braktisurve dhe individëve me aftësi të kufizuar. Ne kohet qe po jetojme e ardhmja po bëhet gjithmonë edhe më e vështirë, edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as kombit, as qëllimit tonë për tu anëtarësuar në BE”- ka thënë Meta.

Sipas kreut të Shtetit, në këto momente duhet “reflektim sa më shpejt për të ndalur largimin masiv por edhe për t’i dhënë ritëm tjetër procesit të çeljes së negociatave. Të ndalemi dhe të reflektojmë thellë ndaj plagëve të shoqërisë, të flakim egon e sëmurë, lakminë dhe indiferencën”.

Në fund, presidenti e ka mbyllur fjalën me një kërkesë për falje, për faktin se ka mbërritur pak vonë në ceremoni. “kërkoj falje pse u vonova, jo vetëm për faktin se jam një bektashi i mirë,  por edhe sepse kam lindur një ditë pas Sulltan Nevruzit”- tha ai.


TË NGJASHME