HomeSociale

Apeli i ministrit Lleshaj: Qëndroni në shtëpi, nuk ka zgjidhje tjetër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një postimi në “Facebook” tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi.

Lleshaj bën me dije se deri më tani shërbimet policore kanë ndëshkuar rreth 1200 qytetarë me masën administrative 10 mijë lekë.

Ndër të tjera, Lleshaj thekson se nëse nuk zbatohen masat e përcaktuar nga qeveria, masat policore për ndëshkimin e shkelësve do të jenë më të ashpra e të forta.

Postimi i plotë

Rreth 1200 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, pasi janë konstatuar nga shërbimet policore apo njoftuar përmes telefonatave në 112 ose Komisariatin Dixhital, duke lëvizur me këmbë apo biçikletë pa arsye a emergjencë.

E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten e familjarët tuaj është të qëndroni në shtëpi. NUK ka zgjidhje tjetër.
Në të kundërt, masat policore për ndëshkimin e shkelësve, do të jenë më të ashpra e të forta. ASKUSH nuk do të tolerohet.

#QëndronëShtëpiShpëtoJetë

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME