HomeLajmi i Fundit

Apeli ndryshon masën e sigurisë për Agim Kajmakun

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Vetë Prokuroria, konkretisht ish-kryeprokurorja Arta Marku e cila e ka justifikuar kërkesën me gjendjen e rëndë shëndetësore të Kajmakut.

Ish-Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku ndodhej në kërkim prej muajit nëntor ra dje në prangat e policisë. Kajmaku kishte shkuar në një spital privat ku ishte shtruar për probleme kardiake.

Ai akuzohet për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit dhe se nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Ai është akuzuar gjithashtu për falsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

K.S/GotaNews