HomeLajme

Apeli “rrëzon” kërkesën e Klement Balilin

Apeli i Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e Klement Balilit për të fituar pafajësinë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Kjo e fundit e ka dënuar Balilin, me 14 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë 10 vite.

Balili e apeloi vendimin e Shkallës së Parë, duke kërkuar pafajësinë, me pretendimin se gjykata nuk kishte prova kundër tij, por Apeli ka rrëzuar sot kërkesën e tij.

Klement Balili akuzohet për “Trafik ndërkombëtar droge”, “Grup të struktura kriminal”, “Pastrim parash”.


TË NGJASHME