HomeTeknologji

Aplikacionet në pronësi të Facebook hiqen nga Windows

Sipas Engadget, zëdhënësi i Microsoft-it konfirmoi se familja e aplikacioneve të Facebook-ut, duke përfshirë aplikacionin kryesor, Messenger, gjithashtu edhe Instagram-in, janë duke u ndërprerë më 30 prill.
Lajmi nuk është më shumë befasues sesa ishte kur ndërpreu Instagram-in, por ky lajm tregon se aplikacionet më të njohura po largohen nga telefonat e Windows.

Nuk përmendet e njëjta gjë me WhatsApp, që është gjithashtu në pronësi të Facebook, kështu që këta përdorues mund të kenë akoma më shumë kohë për të lëvizur.

Ata që kërkojnë të përdorin Facebook në Windows tani do të duhet të përdorin faqen Web për mobile.
Nuk ka më pothuajse asnjë arsye për të mbajtur telefonat Windows në këtë pikë, prandaj Microsoft ka bërë hapa për të sjellë shërbimet dhe produktet e tyre në platforma të tjera.


TË NGJASHME