HomeShëndeti

Aplikimi për bonusin e bebes, Manastirliu: Nis edhe në maternitetet e Dibrës, Fierit dhe Sarandës

Pas Tiranës, aplikimi për përfitimin e bonusit të bebes ka nisur edhe në maternitetet e tjera në vend, si në atë të Fierit,Dibrës,dhe Sarandës.

Në një postim në faqen e saj në rrjetin social Facebook,Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nënvizon se tashmë në çdo maternitet në mbarë vendin pas regjistrimit të bebes në gjendjen civile, prindërit kanë mundësinë të përfitojnë menjëherë çekun, i cili ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të këtij viti.

Duke filluar që nga ky vit, çdo fëmijë që lind do të përfitojë minimalisht 40 mijë lekë nga 5 mijë lekë, nëse është i pari, 80 mijë lekë nëse është fëmija i dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë, pra bonusi rritet për çdo lindje.

Një ditë më parë, kryeministri i vendit Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, i kanë uruar mirëseardhjen bebeve të para të vitit të ri në maternitetin, Koço Gliozheni në kryeqytet, duke shpërndarë edhe bonuset përkatëse për 2019-ën./scan-tv.com

 

 

 

 


TË NGJASHME