HomeLajmi i Fundit

“Apokalipsi i Berishës vjen me Flamur Arkanin”, Azgan Haklaj jep deklaratën e fortë: Në 12 dhjetor planifikohet púshtimi i…

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë Azgan Haklaj ishte i ftuar sot në News24 ku foli lidhur me zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike. Duke shfaqur hapur kundërshtinë e tij kundrejt Sali Berishës, ai u shpreh se deputeti i PD-së Flamur Noka, që e quajti madje si ‘Arkanin’ e Berishës, po planifikon që në datën 12 dhjetor të s0lmojnë me forcë strukturat e PD-së.

Përmes metaforës Haklaj tha se 11 dhjetori, data që ish-kryeministri ka thirrur për të mbajtur Kuvendin, do të jetë apokalipsi i Berishës.

“Ai duhet të kërkonte falje për krímet që nuk janë zbardhur për dosje Tropoja. Po ashtu ai duhet të kërkonte falje për vrásjen e deputetit Hajdari. Berisha po i bën përdorim të paskrupullt që po i bën çështjes Hajdari. Zoti Basha mori një vendim të vështirë. Berisha po përdor një strategji tjetër, duke publikuar disa firmëtar, duke i quajtur të guximshëm që shpallen për Kuvendin e 11 dhjetorin. 11 dhjetori është apokalipsi i Berishës.”, pohoi Haklaj.

Dua t’i bëj me dije Bashës, kryetarit të zgjedhur, ambasadës së SHBA, se Arkani i Berishës, zoti Noka po organizon strukturat për të púshtuar selinë e PD në datën 12 dhjetor. Nga informacionet që kam unë, dhe kjo shkon dhe në akord, do púshtojë selinë e PD dhe të PS. Nga Tropoja Berisha tha që ne jemi ortek. Ai u kthye në Tropohë për t’i kthyer zonjës ambasadore të SHBA përgjigje. Súlmon në mënyre të pacipë binomin Blinken Yuri Kim. Ai tha “po të doja unë e hiqja për 2 orë emrin tim non-grata”. Po si mund ta hiqte ai?”, vijoi ai./ Burimi: BallkanWeb


TË NGJASHME