HomeTeknologji

Apple bën ndryshime në sistemin iTunes

“iTunes” është një ndër softuerët më ikonë dhe popullorë të “Apple”. Por, përdoruesit e kompanisë Apple janë ankuar për ecurinë jo të mirë të programit. Me sa duket, aplikacionit mund t’i ketë ardhur fundi. Ose, mund të ketë një ridimensionim.

Steve Troughton-Smith deklaroi se “Apple” po planifikon të krijojë aplikacione të ndara për muzikën, podcast e libra.

Në muajt në vazhdim Apple pritet të prezantojë risitë e reja në aplikacionet që do të menaxhojnë mediatekën për përdoruesit e saj.


TË NGJASHME