HomeTeknologji

Apple ka shpallur betejën ndaj Netflix!

Apple tashmë nuk do të ketë vetëm një kundërshtar, Samsung, por do të ketë edhe Netflix. Kompania tashmë ka shpallur betejën teknologjike në dy fronte.

Ashtu siç edhe pritej, krijuesi i iPhone ka bërë të ditur se platforma transmetuese quhet Apple TV+, ndërsa fliste para të pranishmëve në teatrin Steve Jobs që ndodhet në California të Shteteve të Bashkuara. Së bashku me këtë platformë, është bërë e ditur edhe dizajni i aplikacionit për televizionin e Apple, si dhe Apple Channels për seksionin e iOS. Ky aplikacion televiziv, do të lançohet gjatë muajit Maj, teksa do të vijë bashkë me Mac të ri. Materialet që do të transmetohen në Apple TV+, pritet të jenë të realizuara prej emrave më të popullarizuar që kanë luajtur në filma të suksesshëm, si dhe emisione me shikueshmëri të lartë.

Në mënyrë që sistemi të jetë sa më i përshtatshëm, Apple ka bërë që aplikacioni të shfaqë përmbajtjen në qendër dhe pjesën e poshtme. Çfarëdo që doni të shihni, është në opsionin ‘Up Next’ ndërsa shiriti ‘For You’ iu rekomandon gjërat që mund t’ju pëlqejnë. Së bashku me Apple TV+ është bërë e ditur edhe një platformë, që është e dedikuar për lojëra të ndryshme.

Tanimë ngelet vetëmtë shohim nëse gjignadi Apple do të mund ti rezistojë dhe të fitojë midis dy fronteve, atij të Samsung dhe Netflix.


TË NGJASHME