HomeTeknologji

Apple ‘rrëzohet’ nga froni, nuk është më kompania më me vlerë në botë

Pas shitjes së konsiderueshme të aksioneve të saj, Apple ka humbur pozitën si kompania më me vlerë në botë. Kompania prodhuese e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Aramco, ka marrë kryesimin për herë të parë pas gati dy viteve.

Investitorët kanë shitur aksione në firmat e teknologjisë ndërsa kalojnë në ato që i shohin si asete më pak të rrezikshme. Vlera e aksioneve të kompanisë Apple ra në më shumë se 5% të mërkurën dhe tani vlera e saj shkon në 2.37 trilionë Dollarë.

Suksesi i kompanisë Aramco vjen me rritjen e rezervave të naftës, gazit natyror dhe energjisë. Nga Janari deri në Mars ishte tremujori më i mirë për kompaninë që nga viti 1970.

Kompania Saudi Aramco dhe kompani të tjera të naftës kanë grumbulluar miliarda Dollarë fitime dhe kjo për shkak të rritjes së çmimeve të gazit dhe naftës si rezultat i luftës në Ukrainë. Kujtojmë se pandemia e Covid-19 ndikoi pozitivisht në fitimet e kompanisë Apple pasi u vu re një rritje e shpenzimeve për pajisje të ndryshme.


TË NGJASHME