HomeTeknologji

Apple: Të dhënat që posedon kompania do të bëhen të disponueshme për të gjithë

Apple këtë vit për të dëshmuar se sa transparent është, ka njoftuar se do t’i bënte të dhënat që posedon kompania, të disponueshme për përdoruesit, njofton Ubergizmo.

Në thelb, këto të dhëna përmbajnë të gjithë informacionin që Apple pretendon të ketë për ju. Kjo do të thotë se nëse jeni kurioz për atë se çfarë lloj të dhënash Apple mund të ketë mbledhur për ju gjatë viteve të përdorimit të produkteve dhe shërbimeve të tyre, gjithçka që duhet të bëni është të drejtoheni në faqen e internetit të privatësisë së Apple, të regjistroheni dhe më pas ju duhet të jeni në gjendje të gjeni mundësinë që ju të shkarkoni të dhënat tuaja.

Fillimisht kjo veçori nuk do të jetë ende në dispozicion për të gjithë përdoruesit.

Duket se ata që jetojnë në SHBA, Evropë, Australi, Kanada, Islandë, Litenshtajn, Zelandë të Re, Norvegji dhe Zvicër do të jenë në gjendje të hyjnë në këtë veçori, por mund të paramendojmë se së shpejti duhet të jetë në dispozicion për të gjithë.


TË NGJASHME