HomePolitikë

“Aq sa mori i mori se ishte shoku im”, Rama ironizon Bashën

Nga Devolli, ku prezantoi Eduard Duron si kandidatine PS  për zgjedhjet vendore, kryeminsitri Rama nuk la pa shigjetuar edhe opozitën, duke theksuar edhe njëherë se ata, sipas tij, kanë frikë nga drejtësia.

Rama ironizoi edhe kreun e PD-së Basha, duke e cilësuar si “dembel e gjumash që është mësuar t’i marri gjërat qyl”.

Janë katër njerëz që duan akte të paligjshme. Nuk e di a ka ndonjë shqiptarë normal që të mendojë se duhet të sakrifikojë jetën e vet për Monikën, Ilirin, Saliun apo Lulzimin e shkretë. Një dembel llafazan, gjumash që është mësuar t’i marri gjërat qyl e tani i bie këmbës: O i dua o s’ka. Nuk e  kupton që aq sa mori i mori se ishte shoku im. Tani u prish me mua dhe kujton që do t’i marri duke qëndruar në atë shoqëri të keqe, por jo”, tha Rama.


TË NGJASHME