HomeLajmi i Fundit

Arabi Saudite/ Vriten 4 terroristë

Autoritetet saudite kanë vrarë katër sulmues të armatosur të cilët u përpoqën të nisin një sulm në një ndërtesë të sigurisë në qytetin Zulfi, 250 kilometra në veri të Riadit.

Me këtë rast, tre pjesëtarë të forcave të sigurisë u plagosën.

Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje rreth identitetit të sulmuesve.

Mediat e tjera saudite raportojnë se sulmuesit u përpoqën të kalonin me makinë përmes portës së një ndërtese të Ministrisë së Brendshme, por që forcat e sigurisë i ndalën kur hapën zjarr.

Mediat  gjithashtu kanë postuar pamje nga rrjetet sociale që tregojnë sulmues të vdekur me armë automatike dhe eksplozivë.