HomeShowbiz

Arbana më në fund pranon lidhjen, publikon foto me Eduartin

Janë përfolur prej kohësh për një romancë midis Arbana Osmani me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Moderatorja shqiptare ka pranuar në mënyrën më të bukur se është në një lidhje me regjisorin duke publikuar për herë të parë një selfie.

Të dy të buzëqeshur, Arbana dhe Eduarti duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Dozat e romancës” kanë qenë edhe më herët të pranishme nëpër komentet që i lënë njëri-tjetrit Arbana dhe Eduarti.

Dyshja ndodhet në Barcelonë bashkë me stafin e emisionit, me siguri për të xhiruar një nga ato puntatat surprizë.


TË NGJASHME