HomeShowbiz

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në pritje të fëmijës së tyre të parë

Lidhja romantike mes moderatores Arbana Osmani dhe regjizorit të emisionit të “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj përflitej prej kohësh në mediat shqiptare.

Gradualisht çifti filloi të postonte foto të njëri-tjetrit në Instagram duke e zbuluar hap pas hapi se ata të dy po përjetojnë një lidhje dashurie. Tashmë nuk ka më vend për dyshime pasi Eduarti dhe Arbana po jetojnë së bashku e duket se po e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Çifti i njohur është në pritje të fëmijës së tyre të parë. U desh ditëlindja e Eduartit që moderatorja të zbulonte se është shtatzënë.
Me anë të një fotoje të publikuar në Instastory, aty ku uron Eduartin për ditëlindje, Arbana shkruan se ai do bëhet së shpejti baba.

Kujtojmë se Arbana ka një djalë me ish partnerin e saj ndërsa tani është në pritje të fëmijës së saj të dytë me Eduartin.


TË NGJASHME