HomeShowbiz

Arbana Osmani publikon bisedën e fundit me Vjosa Berishën: Sa shumë shpresë që pate…

Arbana Osmani ka mbetur zemërthyer nga ndarja nga jeta e producentes dhe regjisores Vjosa Berisha.

Në një reagim në rrjetet sociale moderatorja shkroi “Sa më pikëllova o Vjosa. Sa shumë do na mungosh. Ah sa shumë.” Më tej ajo ka publikuar disa foto të vjetra bashkë me të teksa shkruan se ende nuk mund ta besojë.

Po ashtu, Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe bisedën e fundit me Vjosën. “A sa keq. Inshalla bëhesh mirë, zemër.“- i shkruan Arbana teksa Vjosa ia kthen me shumë optimizëm se do e fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, duke shkruar: “Po, moj zemër kalon, por e do kohën e vet. Ma ka ndërprerë edhe terapinë se pasi të kalojë kjo duhet të shkoj në Londër për rrezatim dhe chemo tjetër.”

Arbana vazhdon bisedën duke e inkurajuar me fjalët: “Çdo gjë do jetë në rregull. Ti je më e forta.” “Të dua zemër. Kalofshi mirë në pushime“- shkruan Vjosa dhe Arbana e mbyll me: “Të dua edhe unë”.

Krah bisedës Arbana shkruan: “Biseda jonë e fundit. Sa shumë shpresë që pate gjithmonë, o Vjosa”.

Regjisorja e njohur Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin e vezoreve. Lajmin e dha bashkëshorti i saj, Fatos Berisha në një postim në rrjetet sociale ku shkroi: “Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër.”

Menjëherë kanë ardhur edhe reagimet e personazheve të njohur në Shqipëri, të cilët kanë shprehur përmes rrjeteve sociale trishtimin e tyre dhe ngushëllimet për familjen e regjisores.


TË NGJASHME