HomeShowbiz

Arbana Osmani zbulon pasionin e saj

Të jesh i artikuluar kërkon një bazë të mirë leximi, prandaj moderatorët që kanë fjalor të pasur mund të japin këshillat e duhura për libra. Për këtë arsye shumë njerëz kanë kërkuar disa sugjerime nga Arbana Osmani, e cila sot konsiderohet si një ndër moderatoret më të afta të ekranit shqiptar. Arbana ka zbuluar se leximi është pasion i saji dhe nuk ka ngurruar që t’ju japë të gjithëve 10 sugjerime për libra. Moderatorja ka treguar se këta libra i kanë lënë shumë mbresa dhe kanë pasur ndikim të madh tek ajo.

Osmani ka zbuluar se libri i parë për të rritur që ka lexuar ka qenë “Sikur të isha djalë” nga Haki Stërmilli, të cilin ja ka sugjeruar e ëma. Ndër të tjera Arbana ka treguar se “100 vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquez e ka bërë të besojë në magji, ndërsa “Muzeu i pafajësisë” të Orhan Pamuk e cilëson si librin e jetës.

Ajo ka treguar se në listën e librave të saj të preferuar përfshihen edhe “Verbëri” nga Jose Saramago, “Rrëfimi për dashurinë dhe errësirën” nga Amos Oz, “Harta dhe territori” nga Michel Houellebecq, “Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini, “1Q84” nga Murakami, “21 mësime për shekullin e 21” nga Yuval Noah Harari, si dhe “Lulet e ftohta të marsit” nga Ismail Kadare. Një pjesë prej tyre mund t’i keni lexuar, por ndonjë që nuk e keni do jetë mirë ta bëni pjesë të bibliotekës suaj. /


TË NGJASHME