HomeShowbiz

Arbenita zbulon prapaskenat e fotos me Feron

Që prej momentit që dyshja e njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli bënë publike lidhjen e tyre, nuk kanë nguruar të shfaqin foto të ndryshme nga momentet krah njëri-tjetrit.

Së fundmi reperi nga Kosova ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e tij, ku shfaqet me një kostum serioz, ngjyrë lejla. Në të nuk kanë munguar komentet e shumta nga fansat e 21-vjeçarit, por ato që kanë tërhequr vëmendjen kanë qenë komentet nga e dashura e tij.

“Edhe model je, jo veç artist. Desh rashë nga dritarja kur bëra këtë foto”, ka shkruar modelja në postimin e partnerit të saj. Mesa duket Ismajli ka zbuluar kështu një nga detajet dhe prapaskenat e fotove të Feros.

Kujtojmë se çifti vendosi ta bëjë publike marrëdhënien e tyre disa muaj më parë, pas shumë spekulimesh nga fansat e të dyve.


TË NGJASHME