HomeLajme

Ardi Veliu vlerëson policen e parë femër në Shqipëri

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i dha certifikatën e karrierës, Flagës, e cila është në prag pensioni dhe punonjësja më e vjetër femër e policisë së shtetit,  që në vitin 1976.

Jolanda Flaga dha edhe një mesazh për të gjithë duke thënë : “Respektoni njeri tjetrin”

Ministri Xhafaj zbuloi surprizën , ndërkohë që Veliu tha : “Vetë prezenca e qytetarëve do të shërbejë si një motiv dhe arsye më shumë për të përmbushur misionin. Sepse të jesh punonjës policie është jo privilegj po përgjegjshmëri dhe sakrificë. Kështu që nisur nga këto do ju lutesha të gjithëve ta largojmë indiferentizmin dhe të jeni më proaktiv dhe na jepni më shumë besim. Ashtu siç tha zoti ministër, sot përfitoj nga rasti ti dorëzoj certifikatën e karrierës punonjëses së parë të policisë shqiptare që del në pension, Jolanda Grigor Flaga”/top-channel.tv

 


TË NGJASHME