HomeSport

“Arena Kombëtare” në fazën finale. Shikoni pamjet fantastike…

Stadiumi i ri kombëtar është futur në fazën e fundit të punimeve. Teksa konstruksioni metalik apo pjesa e betonit ka përfunduar, tani është koha e montimit të mjeteve që do të jenë në shërbim të skuadrave apo edhe tifozëve.

Fasada2

Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ka publikuar dje në rrjetin social foto nga punimet e jashtme dhe të brendshme në stadiumin e ri kombëtar, periudha për përfundimin e të cilit nga drejtuesit e institucionit të futbollit është deklaruar muaji shtator.

Fasada Arena Kombetare

PUNIMET

Fasada e stadiumit është futur në fazën finale teksa ka mbetur fare pak për ta mbështjellë impiantin me dizenjon e vendosur që në projektim. Ndërkohë, me të njëjtin ritëm është edhe pjesa e punimeve në pjesën sportive. Prej ditësh ka nisur vendosja e stolave, ku 22000 të tillë pritet të skuqin shkallët e impiantit modern në Tiranë.

Stolat

Jo vetëm kaq, por edhe pjesa e montimeve në pjesën e dhomave të zhveshjes po ecën me ritme të shpejta. Është drejt përfundimit faza e lyerjes së ambienteve të brendshme, ndërkohë që po bëhet nga dita në ditë kompletimi i dhomave të zhveshjeve dhe tualeteve.

Dhomat

Gjithashtu, punimet me lyerjen apo edhe me montimin e pjesës elektrike kanë vijuar me ritëm edhe në katet e sipërme të tribunave.

dfdfd

TË NGJASHME