HomeShowbiz

Argjendi: U hakmora, Ritvana ka qenë në shtëpinë time/ Ish-konkurrentja publikon mesazhet private

Në puntatën e fundit të Përputhen ka qenë i pranishëm Argjend Rraci, një nga ish-konkurrentët më të komentuar në sezonin aktual. Ai foli për jetën e tij e jashtë programit, por gjithashtu nuk kanë munguar edhe pyetjet rreth Ritvanës me të cilën u duk se do të dilte çift nga programi.

Argjendi u shpreh i bindur që me Ritvanën janë takuar disa herë në shtëpinë e tij, duke thënë se tani çdo gjë Ritvana e bën për vëmendje.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ritvanës në rrjetet sociale, e cila përveç një statusi publikoi edhe bisedat private me Argjendin.

Ritvana ka shkruar:
“Si sme le rehat se kuptoj. Me ato mashtrime q eke fillu ti besosh edhe vet, bisedat tona të fundit ku vet e pranon se skemi qen ne vende te tjera.”


TË NGJASHME