HomeSport

Argjentina ‘ngec’ kundër Kolumbisë, Messi 40 minuta përballë mediave

Pas humbjes së Argjentinës, Lionel Messi, kaloi plot 40 minuta përballë mediave, duke u përgjigjur për çdo pyetje. Humbja ndaj Kolumbisë në “Copa America”, nuk ka kaluar lehtë për kapitenin Messi, i cili gjatë përballjes me mediat, u përball dhe mori pyetje, të cilave iu përgjigj me qartësi dhe ndershmëri, duke mos fshehur edhe zemërimin e tij për këtë situatë. Megjithatë, gjatë intervistës, Messi u tregua i kujdesshëm, duke mos treguar në asnjë moment shenja pesimizmi. Në përpjekje për të mos demoralizuar ekipin, Messi u shpreh: “Ne duhet të fitojmë kundër Paraguajit”.

Edhe pse me Barcelonën, Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm, kur vjen puna për Argjentinën, gjërat çalojnë. në n drejtimin e Lionel Scaloni, Argjentina është një ekip me talente të rinj premtues, por pa shumë eksperiencë. Si kapiten, Messi ka treguar qëndrueshmëri dhe shpresë për ekipin.


TË NGJASHME