HomeSport

Argjentinasi injoron Messin për ‘Topin e Artë’

Në garën për ‘Topin e Artë‘, deri më tani është Lionel Messi favoriti kryesor, i ndjekur nga Virgil van-Dijk i Liverpool. Mirëpo, ka surprizuar Sergio Aguero, argjentinasi në një deklaratë, është shprehur se duhet të jetë një lojtar që luan në finalen e Champions League, fituesi i ‘Topit të Artë’. në këtë mënyrë, në një farë mënyre ylli i Manchester City, ka ‘tradhëtuar’ bashkëkombasin e vet Messi në garën për këtë trofe.

“Unë mendoj se për të fituar Topin e Artë, ju duhet të jeni në Ligën e Kampionëve, në finale”, ka thënë Aguero për Marcan.  Sic duket Lionel Messi nuk do ta ketë mbështetjen e mikut të tij më të mirë Sergio Agueros në ceremoninë e ‘Topit të Artë’ të këtij viti.

Ndërkaq, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar këtë trofe nga pesë herë secili.


TË NGJASHME