HomeShowbiz

Ariana Grande dhe Justin Bieber akuzohen nga Tekashi 6iX9ine se kanë paguar që kënga e tyre të ishte e para

Artistët amerikanë po konfliktohen dhe arsyeja është Billboard.
Bashkëpunimi mes Ariana Grandes dhe Justin Bieber “Stuck with U” është pozicionuar në vend të parë në ‘Billboard’ mirëpo kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tekashi 6iX9ine.

Ky i fundit ka akuzuar dy këngëtarët se renditja e tyre në këtë klasifikim nuk ka qënë e drejtë dhe se ata kanë paguar për të qënë numri 1.
Tekashi 6iX9ine publikoi një video në Instagram dhe etiketoi “Billboard” duke e quajtur “gënjeshtar dhe të korruptuar”.

Ai vazhdoi duke thënë që “e kapi mashtrimin dhe gjithë bota duhet ta dijë”.
Sipas tij Justin dhe Ariana kanë blerë 30 mijë klikime me 6 karta krediti.
Justin nga ana tjetër nuk e ka lënë këtë gjë të kalojë kaq lehtë, ai iu është kundërpërgjigjur reperit duke thënë se e gjitha është një gënjeshtër.

“Billboard” ka bërë një reagim zyrtar aty ku ka publikuar pikët e secilit këngëtar bazuar në kalkulimet përkatëse dhe pozicionimet e klasifikimit.

Stuck with U’ është luajtur 26.3 milionë herë në radio dhe 108 mijë disqe janë shitur brenda një jave. Gooba ka 55.3 milionë klikime, është luajtur 172 mijë herë në radio për audiencën dhe është shitur në 24 mijë kopje”, shpjegohet në reagimin zyrtar.


TË NGJASHME