HomeShowbiz

Ariana Grande e kujton ish të dashurin edhe në ‘Coachella’

Pasi Mac Miller ndërroi jetë, Ariana Grande tregoi se e ka shumë të vështirë të harrojë kujtimet e bukura që ka me të. Pavarësisht se ata të dy ishin të ndarë prej kohësh, këngëtarja e njohur i kushton shpesh dedikime ish të dashurit të ndjerë në rrjete sociale. Së fundmi, Ariana e ka nderuar sërish figurën e tij, duke kujtuar momentet që ka kaluar me të. Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar për të performuar në festivalin ‘Coachella’ dhe në prapaskenë Grande u shfaq veshur me një bluzë të gjatë me skuadrën e preferuar të Mac Miller.

Vitin e kaluar Ariana dhe ish i dashuri i ndjerë festuan bashkë në ‘Coachella’ dhe ajo ishte dalja e fundit publike mes tyre si çift. Pasi Mac Miller ndërroi jetë, Ariana Grande u nda dhe nga i fejuari saj Pete Davidson dhe tani vazhdon të jetë ‘single’.


TË NGJASHME