HomeShowbiz

Ariana Grande nuk përmbahet, shpërthen në lot në skenë

Ariana Grande ka nisur turin e radhës së koncerteve dhe është shfaqur shumë e emocionuar para publikut që kishte shkuar për ta ndjekur. Ajo nuk ka mundur të kontrollojë lotët për minuta të tëra, ndërkohë që ishte në skenë.

Ajo ndaloi performancën pasi nuk mundi të mbajë lotët dhe vazhdoi të qante për disa minuta, duke rrëfyer se e ka shumë të vështirë të balancojë jetë profesionale me atë personale dhe turi e bën edhe më keq për shkak të presionit që ndjen.

Po i ndaj këto detaje me ju sepse jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj dhe dua ta dini se nuk jeni vetëm. Përpiquni të bëheni të fortë sado keq të ndiheni”, tha ajo.


TË NGJASHME