HomeShowbiz

Ariana Grande publikon fotot e saj në ‘Instagram’, fotografi i njohur e hedh në gjyq

Ariana Grande e ka gjetur veten në një situatë ligjore, pasi publikoi disa foto të sajat në ‘Instagram’. Këngëtarja e famshme është akuzuar nga fotografi profesionist, Robert Barbera, pasi sipas tij 25-vjeçarja nuk kishte të drejtë të publikonte fotot e realizuara pa marrë leje më parë.

Ai ka kërkuar që për këtë situatë, Ariana ta dëmshpërblejë Barbera-n me 25 mijë dollarë. Nuk dihet ende se çfarë vendimi ka marrë këngëtarja pas këtij momenti të sikletshëm, megjithatë çdo gjë pritet të zbulohet në ditët në vazhdim nga vetë të konfliktuarit.


TË NGJASHME