HomeShowbiz

Ariana Grande rikujton sulmin terrorist në Manchester : “Lutjet e mia janë gjithmonë me ju”

Ditën e nesërme bëhen tre vite që nga sulmi terrorist që ndodhi në “Manchester Arena” gjatë koncertit të Ariana Grandes.

Ariana ka bërë një dedikim për këtë ngjarje në profilin e saj të Instagramit.

Dua të marr një moment për të pranuar dhe dërguar dashurinë time për të gjithë ata që po ndiejnë trishtimin në përvjetorin e tretë që vjen këtë javë”, ka shkruar ajo.

Ariana shtoi në postimin e saj se incidenti tragjik vazhdon të ketë një ndikim mjaft të madh edhe në ditët e sotme.

Asnjë ditë nuk kalon pa më prekur mua dhe të gjithë juve. Unë mendoj për ju gjatë gjithë javës dhe fundjavës. Zemra, mendimet dhe lutjet e mia janë gjithmonë me ju”, ka thënë ajo.

Sulmi terrorist i kryer ndodhi më 22 maj 2017 dhe rezultoi në vdekjen e 23 personave ndërsa 139 persona u plagosën.


TË NGJASHME