HomeShowbiz

Ariana Grande surprizon fansat në ‘Coachella’, rikthen Justin Bieber në skenë pas 2 vitesh mungesë

Këngëtarja Ariana Grande ka performuar në ‘Coachella’ ditën e djeshme dhe të gjithë sytë ishin tek ajo. Bukuroshja performoi disa nga hitet e saj të fundit dhe fansat kënduan bashkë me të.

Pas performancës së gjatë, teksa afrohej fundi, Ariana ftoi në skenë një të ftuar special. Justin Bieber ju rikthye skenës me ftesën e Arianës dhe performoi këngën ‘Sorry’. “Kam 2 vite që nuk hipi në skenë.  Isha rrotull, por nuk e kisha as idenë më të vogël se do ngjitesha këtu sot. Gjithsesi kjo është hera ime e parë në skenë pas 2 vitesh dhe më në fund po e marr veten. Meqë ra fjala, albumi ri del së shpejti”,-u shpreh Justin pas performancës.

Kaq ka mjaftuar që fansat të gëzojnë për rikthimin e këngëtarit të preferuar, i cili më në fund shfaqet në formë të mirë, pas problemeve me depresionin.


TË NGJASHME