HomeShowbiz

Ariana heq unazën e fejesës në “Grammy”

Ariana Grande u nominua për 5-së çmime “Grammy” e megjithëse nuk arriti të fitojë në asnjë kategori ajo dha një performancë të paharrueshme.

Këngëtarja 26-vjeçare këndoi disa nga hitet e saj më të famshme në skenën madhështore të spektaklit dhe mbyllja ‘çmendi’ rrjetin me komente të shumta.

Ajo hoqi nga gishti i saj unazën e fejesës së Pete Davidson si simbol për të mbyllur një herë e mirë dekadën dhe të kaluarën e saj me komedianin.

E gjitha kjo u realizua live në skenë pasi Ariana përfundoi së kënduari “Thank you, next” hitin që theu rekorde dhe u frymëzua nga fejesa e shkurtër me Pete.

Grande u ul në kreavtin e saj ku nxorri një kuti nga jastëkët dhe hoqi unazën e fejesës nga gishti për ta futur aty. Ky veprim i këngëtares u interpretua se vendimi i Ariana për të lënë pas krahëve ngjarjet e trishta të jetës së saj personale për tu përqendruar tek e ardhmja.


TË NGJASHME