HomeShowbiz

Arilena la Shqipërinë për SHBA-në, ja surpriza që po përgatit

Arilena Ara ishte fituesja e edicionit të dytë të “X-Factor Albania”. Që prej asaj kohe, karriera e saj muzikore ka ardhur vetëm në ngjitje

Prej disa javësh Arilena është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku po punon për këngën e saj më të re, me të cilën pritet të konkurrojë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kënga e saj do të prezantohet në dhjetor të këtij viti dhe nëse shpallet fituese, Arilena do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision-in e vitit 2020.

Kujtojme se Arilena ishte pjesë e jurisë së “The Voice Kids”, eksperiencë për të cilën u shpreh se ishte një ndër më të bukurat që ajo kishte kaluar në ekran.


TË NGJASHME