HomeShowbiz

Arjola, shpèrthen me mllef ndaj Donaldit: I përdori miqtë për famën e vet

Këtë të martë u transmetua “Fan Club” dhe jo “Prime” i Big Brother, ku ishin tëftuar të gjithë ish-banorët e larguar. Disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”. Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.

Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses. Aktorja tha edhe që Donaldi ka bërë heroin me të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji. Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.

Tashmë zyrtarisht finalistë janë aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani dhe moderatorja Einxhel Shkira, dhe vetëm emri i njërit do shpallet fitues këtë të prmete.


TË NGJASHME