HomeSport

Armando Broja shënon gol fantastik dhe feston me shqiponjën dy krenare në Angli

Armando Broja është një nga futbollistët shqiptarë më të përfolur në Europë dhe kjo sigurisht që për shkak të paraqitjes së tij impresionuese në kampionatin anglez me ekipin e Southampton.

Sulmuesi kuqezi është aktualisht i huazuar tek Southhampton nga Chelsea dhe kështu që ka një të ardhme të lavdishme përpara duke qenë pjesë e ekipit kampion të Europës.

Forma e shkëlqyer e Brojës është dëshmuar edhe mbrëmë, ku shqiptari ka shënuar një tjëtër gol fantastik në minutën e 49-të dhe festimi i tij ishte me shqiponjën dykrenare.

Mbështetja për sulmuesin 20-vjeçar ka qenë spektakolare mbrëmë, ku nuk kanë munguar as tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium, të cilët kanë shpalosur edhe flamurin tonë kombëtar.

E ndërkohë për Armando Brojën nuk i ka kursyer lëvdatat as tekniku i Southampton, Hazenhytel, i cili e cilësoi shqiptarin si të rrezíkshëm për kundërshtarët.

Hazenhytel:

“Broja është një kércënim i madh për mbrojtësit. Këtë sezon nuk ka luajtur ndeshje të dobëta. Sot ai tregoi sërish se sa i rrezíkshëm bëhet për kundërshtarin. Jam shumë i lumtur për lojën e tij”.

/GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME