HomeLajme

Armë të ftohta në shkolla, dy të arrestuar

Policia e Durrësit ka sekuestruar dy armë të ftohta dhe një pistoletë imituese, teksa ka vënë në pranga një person dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, policia ka shtuar kontrollet, në veçanti në afërsi të shkollave, ku edhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Durrës, sepse në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thike pa leje.

U procedua në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).


TË NGJASHME