HomeShowbiz

“Armike” prej kohësh, ja çfarë ndodhi kur Kim dhe Beyonce u përballën me njëra – tjetrën

Beyonce dhe Kim Kardashian ishin të dyja të ftuara në festën e Krishtlindjes të Lorraine Schwartz’s në Blind Dragon, West Hollywood të hënën mbrëma.

Mbretëresha e muzikës, ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës, dhe këndonte bashkë me të ëmën e saj, Tina, të cilën e kishte marrë me vete.

Ajo dukej super në formë me një fustan me print leopardi, dhe kishte gjithë vëmëndjen e botës, të paktën deri kur mbërriti Kim Kardashian.

Kjo e fundit ishte veshur me një bust me lëkurë krokodili dhe një fund të shkurtër ngjyrë kafe, po lëkurë.

Pavarësisht marrëdhënies sipërfaqësore që ka me Beyonce-n, Kim u sigurua që t’ju fliste të gjithëve në festë.

Hatërmbetjet nisën që kur Kanye u martua me Kim në 2014-n. Fakti që çifti i famshëm Beyonce-Jay Z, mungoi në dasmë, e mërziti shumë reperin Kanye.

Por burime pranë tyre sqaruan më vonë se ata u justifikuan me faktin se nuk e kishin mirë marrëdhënien në çift, por në fakt e vërteta është se Bey nuk e ka aspak qejf Kim-in.

Ndërkohë sa i përket miqësisë së Kanye West dhe Jay Z, dyshja duket se i ka lënë pas hatërmbetjet.

Ata u takuan në festën e 50-vjetorit të lindjes të Diddy-t dhe dukeshin të buzëqeshur, duke shtrënguar duart dhe madje pozuan për disa foto miqësore.


TË NGJASHME