HomeShowbiz

Arnold Schwarzenegger dhuron 1 milion dollarë për luftën ndaj koronavirusit

Në mesin e shumë yjeve botërore, edhe aktori Arnold Schwarzenegger, ka dhuruar një donacion për të luftuar pandeminë e coronavirusit.

Ai me anë të një postimi të publikuar në Instagram ka bërë të ditur se dhuroi donacion në vlerë prej një milion dollarësh.

“Asnjëherë nuk kam besuar të ulem në shtrat dhe të ankohem se sa gjëra të këqija janë, gjithmonë besoja se të gjithë duhet të bënim pjesën tonë për t’i bërë gjërat më mirë”.

“Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur heronjtë tanë të vërtetë në vijën e parë në spitalet tona, dhe jam krenar që bëhem pjesë e saj. Unë dhurova 1 milion dollarë dhe shpresoj që të gjithë ju që mund të dilni përpara për të mbështetur këta heronj”, ka shkruar mes tjerash ai.

Schwarzenegger po ashtu ka publikuar edhe ‘link-un’ ku të tjerët mund të japin kontributin e tyre.

Ndërkohë, Schwarzenegger ka qenë mjaft aktiv këto ditë duke dhënë këshilla të shumta për ndjekësit e tij si të mbrohemi nga coronavirusi.

Ylli 72-vjeçar ka bërë thirrje vazhdimisht që të qëndroni në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikohet askush nga virusi vdekjeprurës COVID-19.


TË NGJASHME