HomeSport

Aromë derbi/ “Selman Stërmasi” do të dridhet këtë fundjavë

Edhe pse situata në vend është ende e rënduar pas tërmetit të fuqishëm e stuhisë së shiut, sportdashësit sërish kanë filluar të diskutojnë rreth ndeshjes më të zjarrtë të Superligës. Të dielën në “Selman Stërmasi” do të përballen në derbin e kryeqytetit dy nga skuadrat me më shumë histori në vend, Partizani dhe Tirana.

Në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, ‘të kuqtë’, triumfuan me rezultatin 2-1 edhe pse Tirana luftoi fort për fitoren, pasi rrezikonte rënien nga kategoria. Interesant, është fakti se që prej asaj përballje gjysmat e lojtarëve të dy ekipeve, mungojnë.

Nga përballja e kaluar, nga ana e Partizanit, mungojnë lojtarë si: Rexhepi, Atanda, Ibrahimi, Duka e Hila.

Nëse sheh formacionin bardheblu, bien në sy largime të tilla si: Abibi, Turtulli, Maveje, Daja e Greca.

Në sfidën e kësaj fundjave, të dyja ekipet vijnë të tjetësuara nga sezoni i kaluar por, një Tirana – Partizani është gjithmonë interesant për t’u ndjekur. E sigurt është që “Selman Stërmasi” do të dridhet serish këtë fundjavë, në fushë zbresin 75 trofe.


TË NGJASHME