HomeShëndeti

Arrat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të prostatës

Konsumimi i një sasie modeste të arrave –  dy grushte brenda ditës – mund të ju mbrojë nga kanceri i prostatës, sugjerojnë hulumtuesit amerikanë.

Russel Reiter autor nga School of Medicine në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në San Antonio të Teksasit dhe kolegët e tij u kanë injektuar minjve me imunitet të dobësuar qeliza me kancer të prostatës.

“Ne kemi gjetur rezultate mahnitëse sepse ka pasur aq pak tumore në kafshët që kanë ngrënë arra dhe këto tumore janë rritur shumë më ngadalë sesa tek kafshët që nuk kanë ngrënë arra”, tha Reiter.

Ai po ashtu thotë: “Ne ishim absolutisht të befasuar se sa efektive ishte dieta me arra në ngadalësimin e rritjes së tumoreve të kancerit të prostatës së njerëzve”. Minjtë konsumuan dietën e përdorur zakonisht në studimet me kafshët, përveç arrave të cilat u bluan dhe u futën si pluhur.

“Sasia e arrave nuk ishte në përqindje të madhe në dietë, ajo ishte ekuivalente me ushqimin njerëzor rreth dy grushte, që nuk është sasi e madhe e arrave”, përfundoi ai.


TË NGJASHME