HomeLajmi i Fundit

Arratisen 4 të burgosur në Athinë, mes tyre dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë arratisur në burgun e Petru Rali në Athinë. Mësohet se bashkë me shqiptarët janë arratisur dhe dy gjeorgjianë. Sipas informacioneve paraprake, ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë ku njëri prej tyre është shtrirë në dysheme duke bërë si i sëmurë.

Sapo rojet kanë hyrë në qeli, i kanë kërcënuar me thikë të improvizuar duke u marrë armët dhe celularët, dhe më pas ata kanë arritur të arratisen.

Ndërkaq, policia ka nisur operacionin për kapjen e të arratisurve, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë me dije.Një nga të arratisurit u arrestua, në zonën Rentis, ndërsa hetimet për arrestimin e të tjerëve janë duke u zhvilluar.