HomeSociale

Arratisen me “charter” nga Rinasi 2 vëllezërit indianë

Të tjera detaje janë zbardhur për dy vëllezërit indianë, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të pastrimit të parave.

Sipas ‘BalkanWeb’ dy vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria me 20 mars 2019  nga aeroporti i Rinasit me avion ‘Charter’.

Gjithashtu pas kontrolleve të kryera është faktuar se Nitin Sandesara kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi me Charter me 3 mars, ndërsa Chetankumar kishte hyrë në Shqipëri nga Rinasi me një linjë që vinte nga Parisi me 1 nëntor 2018.

Nitin dhe Chetankumar Sandesara akuzohen në Indi për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

Pasi kanë mbërritur në Shqipëri, ata kanë krijuar kompani investimesh.

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për dy shtetasit indianë ka vënë në dyshim funksionimin e institucioneve të sigurisë shqiptare.


TË NGJASHME