Lajme

Arrestime “VIP” si në Maqedoni? Ja si del nga situata Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Oliver Spasovski, në Bashkinë e Pustecit.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri shqiptar është pyetur nga gazetarët lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, nëse vendi ynë i ka përmbushur detyrat sa i takon luftës kundër korrupsionit në nivelet e larta shtetërore, ndërsa i kanë kujtuar edhe arrestimin e prokurores speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva.

Lidhur me këtë, Lleshaj ka dalë nga situata, duke sjellë në vëmendje ish-kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla, i cili është nën hetim dhe ndjekje penale.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur ë së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, ka thënë Lleshaj.

Related posts

Genta Ismajli nuk mund të dojë asnjë mashkull

Mila

Dy makina përplasen me njëra tjetrën, plagosen dy të rinj

Zjarri në katedralen “Notre-Dame”, reagon Trump: E tmerrshme!

Mila
Na Kontaktoni!