HomePolitikë

Arrestimet në Librazhd, Basha: Reprezalje e hapur politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të zrytarëve të PD-së në Librazhd. Ai u shoreh se këto janë raprezalje të hapura të Ramës ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa iu bëri thirrje policëve dhe prokurorëve të mos iu binden urdhërave të Ramës.

Këto veprime janë raprezalje të hapura ndaj kundështarëve poltikë. Ato vijnë pas ndalimit të afro 500 anëtarëve të PD gjatë 5 muajve të fundit, mbi 50 anëtarë mbahen në burgje pa arsye, qindra të tjerë janë keqtrajtuar, rrahur e dhunuar në mënyrë të paligjshme. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo një vendi demokratik.

Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, administrata publie është miltanizuar në ekstrem. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës ku kërkon të tërheqë me vete gjithë Shqipërinë. Rama ndihmohet nga dy vegla si Sandër Lleshi dhe Arta Marku.

Iu bëj thirrje policëve dhe prokurorve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit mos i binden rregullave të Ramës. Askush të mos ketë dyshimin më të vogël, këto akte represive për të goditur kundërshtarët politikë po thellojnë me shpejtesi gropën ku ka rënë Edi Rama‘, tha me tej Basha.


TË NGJASHME