HomePolitikë

Arrestimi i Klevis Balliut, vjen reagimi i PD-së

Pas arrestimit të ish-deputetit demokrat, Klevis Balliu gjatë përplasjes me policinë tek Unaza e Re, ka reaguar dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Në një prononcim për mediat Bardhi tha se kjo është një hakmarrje politike dhe një veprim i paligjshëm.

Është sigurisht një hakmarrje e pastër politike, një veprim i paligjshëm, e përsëris, sot në burg duhet të jenë ata që tentuan që nëpërmjet projektit të Unazës së Re të vjedhin me një projekt korruptiv të paktën 20 milionë euro. Banorët janë në të drejtën e tyre. Klevis Balliu ish-deputeti i PD-së ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të këtyre banorëve sikundër është e do të jetë e gjithë Partia Demokratike.“, tha Bardhi.


TË NGJASHME