HomePolitikë

Arrestimi i Liridon Pulës, emërohet kreu i ri i Kadastrës në Durrës

Arjan Cengu është drejtori i ri i Kadastrës shtetërore në qytetin bregdetar të Durrësit.

Cengu zvendëson Liridon Pulën, i cili u arrestua nga policia mesditën e djeshme për “Shperdorim Detyre”.

Policia njoftoi dje: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për akuzën “Shpërdorimi i detyre” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.


TË NGJASHME